Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot vendimin për organizimin e një punëtorie të përbashkët me Komisionin e Venecias, e cila do të mbahet gjatë javës së fundit të qershorit 2025, raporton Ekonomia Online.
Kjo punëtori synon të mbështesë analizën paszgjedhore dhe të kontribuojë në përmirësimin e integritetit dhe funksionalitetit të proceseve zgjedhore në vend. Komisioni i Venecies, i njohur për ekspertizën e tij në çështjet kushtetuese dhe zgjedhore, ofron asistencë teknike dhe merr pjesë në misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).
Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ-ja mori vendim për pagesën e reth 130 personave të angazhuar si staf në qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike dhe stafit të angazhuar në tërheqjen e dërgesave postare në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit,
Po ashtu, KQZ-ja mori vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025.
Anëtari i KQZ-së nga Këshilli për Operacione Zgjedhore, Arianit Elshani, bëri të ditur se në mesin e materialeve që do t’i nënshtrohen shkatërrimit janë fletëvotimet, listat e votuesve, formularët e rezultateve të subjekteve dhe të kandidatëve, e të tjera. Materialet që janë pjesë e hetimit nga organet ligjzbatuese do të ruhen deri në përfundim të procedurave përkatëse.
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ-ja mori vendim për plotësimin dhe ndryshimin e dy akteve nënligjore: Rregullores zgjedhore nr. 03/2024 krijimi, konfirmimi dhe kudnërshtimi i listës votuese dhe Rregullores zgjedhore nr. 10/2024 për fletëvotimet dhe broshurat.
Në përfundim të rendit të mbledhjes, KQZ-ja miratoi kërkesën për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit komunal në Fushë-Kosovë. Anëtari i KQZ-së, Sami Hamiti nga Këshilli për Çështje Ligjore bëri të ditur se sipas dokumentacionit z. Artan Asllani ka dhënë dorëheqjen nga kjo pozitë, pasi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës dhe në vend të tij emërohet kandidati i radhës, Qerim Gara.