Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

KQZ miraton buxhetin për zgjedhjet me amandamentin e propozuar nga PDK

nga Revista Kosovarja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, bashkë me amendamentin e propozuar nga anëtarët e PDK-së në këtë institucion.

Mbi artikull

Arianit Elshani dhe Ilir Gashi para se të hidhej në votim plani, instituan që fletëvotimet të dërgohen në diasporë origjinale, ashtu siç e parasheh rregullorja.

Buxheti, u miratua me gjashtë vota “për”, ndërsa kundër dolën anëtarët e VV-së në KQZ, si dhe vet kreu i komisionit, Kreshnik Radoniqi, transmeton Klankosova.tv.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje nuk arriti ta miratonte buxhetin prej 7 milionë e 771 eurove, të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme nacionale, pas përplasjeve mes anëtarëve të këtij institucioni, të cilat vazhduan edhe sot.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]