fbpx

Kraki: Shamia në kokën e një 16 vjeçare është thjesht dhunë

nga Revista Kosovarja

Profesori kosovar që ligjëron në Paris, Nezir Kraki, është përfshirë në debatin për shaminë në shkolla pas kampanjës së filluar për heqjen e një udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e saj në shkolla fillore dhe të mesme.

Ai ka thënë se vajzat nën 18 vjeç nuk duhet të bartin shami, derisa shaminë e konsideroi si “perde të zezë mbi dritaren e imagjinatës” së nxënësve.

“Shamia mbi kokën e një vajzë nën 18 vjeçe është thjesht dhunë direkte mbi të drejtën e asaj vajze për të qenë fëmijë. Është perde e zezë mbi dritaren nga e cila ëndërrohet dhe imagjinohet e ardhmja. Ajo dritare NUK DUHET të mbulohet. Fëmijët kanë nevojë për edukim e shkollim pa ASNJË ngarkesë metafizike dhe çdo pretendim se një fëmijë është i pavarur në vendimet që merr është utopik dhe i pabazë”.

Kraki përmes një videoje në Facebook tha se shteti e shoqëria e kanë detyrim që, para çdo lirie tjetër, personave nën moshën 18 vjeç t’ua garantojë të drejtën për të qenë fëmijë sikurse e kanë detyrim t’u kërkojnë prindërve që ajo e drejtë të mos cenohet”, ka thënë ai.

Ai shton se “liria e fëmijëve me qenë fëmijë para se me qenë besimtarë, kjo është tema”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]