fbpx

Krasniqi deklarohet pas takimit me Lajçak

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se marrëveshja me Serbinë pa njohje reciproke, nuk përfundon konflikti i ngrirë dhe si i tillë është e papranueshme për këtë parti.

Ai deklaroi se partia e tij, nuk do ta votojë këtë marrëveshje.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media pas takimit me emisarin e Bashkimit Evorpian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Se kjo marrëveshje nuk ka njohje, Krasniqi fajtor kryesor e bën kryeministrin Albin Kurti. Thotë se ka dështuar që për këtë dy vite t’i bind ndërkombëtarët që në marrëveshjen finale të jetë njohja e ndërsjellët.

“Sapo zhvilluam një takim miqësor dhe të hapur me emisarin Lajçak, me të cilin biseduam për procesin e dialogut dhe marrëveshjen. Lajcakut ja shpreha edhe qëndrimet e PDK, rezervat që kemi për këtë marrëveshje. Fatkeqësisht ajo që sot kemi në tavolinë është një marrëveshje pa njohje dhe me Asociacion në qendër. Përgjegjësia e Kurtit është direkte për faktin që për dy vite e ka humbur mundësin që t’i bind mbështetësit tanë për ta arritur njohjen e ndërsjellët. Sot nuk kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, jo me njohje, marrëveshje të përkohshme. Këto qëndrimet tona nuk janë befasuese për partnerët ndërkombëtarë. Qëndrimi i PDK-së që nga vitit 2018 është i lidhur me njohje të ndërsjellët. Krijon një status-quo të re. Qëndrimi i PDK në e shohim marrëveshjen si të pa mjaftueshme dhe që krijon edhe shumë pikëpyetje”, thotë Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]