fbpx

Krasniqi e Totaj vizitojnë shoqatën “Esnaf”: Me fitoren e PDK-së në Prizren rikthehet mbështetja direkte për bizneset

nga Revista Kosovarja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren, ku me kandidatin e kësaj partie për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë vizituar shoqatën “Esnaf”.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se në këtë takim me ndërmarrësit e Prizrenit ata prezantuan programin e PDK-sëpër ringjalljen ekonomike të Prizrenit.

“Kryetari Totaj në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes së tij do ta funksionalizojë Zonën Ekonomike, për të ju krijuar ndërmarrësve të Prizrenit më shumë mundësi për zhvillimin e bizneseve të tyre. Me rikthimin e shumëpritur të Partisë Demokratike të Kosovës, në Prizren do rikthehet fuqishëm edhe mbështetja direkte për bizneset e këtij qyteti.”, shkruan Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]