fbpx

Krasniqi: E turpshme që Kurti i krahasoi punëtorët e Kosovës dhe bizneset me grupet e bandat kriminale në veri

nga Revista Kosovarja

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë në detyrë për përpjekje për shkatërrimin e bizneseve në Kosovë përmes vendimit të saj për dalje në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Ai ka kritikuar ashpër deklaratën e kryeministrit në detyrë, i cili, gjatë kritikës për protestën e bizneseve të enjten, tha se “koha e barrikadave ka kaluar”.

“Është e turpshme që kryeministri në detyrë i krahasoi punëtorët e Kosovës dhe bizneset me grupet dhe bandat kriminale në veri të vendit, të cilët në të kaluarën kanë bllokuar rrugët. Ky krahasim është jo vetëm i turpshëm dhe i papranueshëm, por gjithashtu nuk duhet të kishte ndodhur. Sot nuk po flasim për një përqindje të vogël, siç e ka cilësuar ai, por për më shumë se 50% të punësuarve në sektorin privat,” tha Krasniqi para gazetarëve, pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit.

Krasniqi njoftoi gjithashtu se PDK-ja do të nisë një betejë ligjore kundër këtij vendimi, duke filluar me një kundërshtim administrativ në ZRRE dhe duke vazhduar me përpjekje ligjore për anulimin e tij.

“PDK-ja do të fillojë betejën ligjore nesër. Nesër do të bëjmë kundërshtim administrativ në ZRRE dhe do të vazhdojmë me të gjitha hapat ligjorë për anulimin e këtij vendimi”, theksoi ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]