fbpx

Krasniqi: E mbështesim dialogun me njohje të ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin e vendit

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, Përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi njoftoi se me Escobar e Lajçak kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për rolin e PDK-së karshi këtyre zhvillimeve si udhëheqëse e opozitës në vend.

“PDK mbështetë dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, intergritetin territorial dhe rendin kushtetues.”, shkruan Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]