fbpx

Krasniqi për Kurtin: Ka shenjat e një diktatori

nga Revista Kosovarja

Memli Krasniqi, kandidat për deputet nga radhët e PDK’së, ka thënë se shenjat politike të kandidatit për kryeministër të LVV’së, përkojnë me atë të një diktatori autokrat.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin ‘Pressing’, teksa ka folur lidhur me mos-prezencën e Kurtit në studio televizive.

“…Elokuent është me gazetar të pallatit të vetë. Na kemi shku bash në secilën studio. Për mu problemi kryesor me Albin Kurtit është që të gjitha shenjat që i ka, është shenjat e një diktatori autokrat”, deklaroi ai.

“Ky popull nuk e duron diktaturën, ama. Edhe në kuptimin e opinionin publik: Përveç në studiot e oborrit të tij, me gazetar oborrtar dhe me njerëz të cilët nuk ia prishin”, ka thënë tutje Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]