fbpx

Krasniqi: Pushteti e do Policinë vetëm për mburrje, shpejt e harruan heroin Afrim Bunjaku

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, si pasojë e kundërshtimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të mbështetur rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka kritikuar partinë në pushtet se e do Policinë vetëm për mburrje, por refuzon ta ndihmojë dhe forcojë.

Ai ka përmendur sulmin terrorist me të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, teksa tha se shumë shpejt u harrua sakrifica e policit që mbeti i vrarë, Afrim Bunjaku dhe kolegëve të tij.

Sot, për herë të dytë brenda një jave, Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi Rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila, me miratimin e saj, do të ndihmonte shpejtë dhe konkretisht Policinë e Kosovës. Është e mjerueshme dhe për keqardhje kjo qasje e pushtetit ndaj policëve tanë. Shpejt e harruan sakrificën e Heroit Afrim Bunjaku dhe kolegëvë të tij, të cilët, çdo ditë e vënë jetën e tyre në rrezik për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe sovranitetin e shtetit tonë”, shkroi ai.

Më tej lideri opozitar tha se PDK do të insistojë përmes të gjitha mënyrave dhe mekanizmave që kjo Rezolutë të miratohet.

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/pfbid0THhYsTXm8FoHpZLYZHU6CwUTUETarGxLiUCVr2D33YwrP7UHCLmpEEPE1cYpox2Dl?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]