fbpx

Krasniqi takohet me Lajçakun, diskutojnë për shtensionim të situatës në veri

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot në Bruksel me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Krasniqi, ka treguar se me të ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

“Për PDK-në janë të papranueshme veprimet të cilat po e largojnë Kosovën nga rruga e paalternativë e integrimit euro-atlantik dhe të cilat po i sjellin vendit sanksione nga partnerët tanë. PDK do të angazhohet fuqishëm në misionin e saj, që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të ruaj nteresin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, shkroi Krasniqi.

“Kjo vlen edhe për sa i përket shtensionimit dhe kthimit të normalitetit në komunat e pjesës veriore të Kosovës”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]