84
Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thirrur në takim drejtorët e spitaleve të përgjithshme, pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19.
Krasniqi tha se e ka parë të arsyeshme këtë takim në mënyrë që të mobilizohen për ndonjë valë të koronavirusit në vend.
“Ky është një aktivitet i zakonshëm. Dje kam pasë takim me Komitetin për Menaxhimin e Pandemisë, prandaj e pashë të arsyeshme të ju ftoj edhe juve si drejtorë të spitaleve me kërku një mobilizim për ndonjë valë të madhe”, iu tha Krasniqi drejtorëve të spitaleve.