fbpx

Krasniqi uron SHBA-në në përvjetorin e Pavarësisë: Ta ruajmë dhe forcojmë këtë miqësi të shenjtë

nga Revista Kosovarja

Kryetari i ri i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 245 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se liria dhe pavarësia e Kosovës janë të lidhura me SHBA-në.

“Lindja dhe ngritja e kombit të madh amerikan i ka dhënë dhe i jep botës gjithmonë siguri e mirëqenie dhe ka mishëruar vlerat më të mëdha njerëzore si liria e demokracia. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë pashmangshëm të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova i është mirënjohëse pafundësisht mbështetjes amerikane në rrugëtimin e vet të shtetndërtimit. Ta ruajmë dhe forcojmë këtë miqësi të shenjtë. Gëzuar 4 korrikun!” – Ka përfunduar Krasniqi.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=334914644673939&set=a.333545488144188&type=3

 

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]