Krepat janë një recetë që shpesh i bëjmë për fëmijët, por përfundojmë duke i adhuruar edhe ne të rriturit. Janë të shijshme dhe shumë të thjeshta për t’u përgatitur. Mbushjen mund t’ua bëni sipas përbërësve që ju ndodhen në shtëpi, por sot do t’i përgatisim me krem gështenjash dhe thelpinj arrash.
Përbërësit:
-250 ml qumësht
-2 vezë
-125 g miell
-1 lugë vaj
-Pak kripë
-Gjalpë për të lyer tiganin
-Për t’i shijuar: krem gështenjash dhe arra.
Përgatitja:
Në tas rrahim, vezët me kripën shtojmë qumështin, vajin dhe pasi të bëhen një masë shtojmë miellin. E rrahim me tel kuzhine derisa të bëhet masë kremoze. Brumin e formuar e hidhni në tigan të nxehtë e të lyer me pak gjalpë. I piqni në tigan nga të dyja anët dhe i shijoni me krem gështenjash dhe arra.
https://www.youtube.com/watch?v=bJa3Bo3tqb0&feature=emb_title