fbpx

Kreu i BIK-ut në Podujevë: Nuk ka komb kosovar, vetëm shqiptar

nga Revista Kosovarja

Kryemimami i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, përveç si klerik fetar në publik njihet edhe si ish-ushtar i UÇK-së dhe një tifoz i madh i futbollit.

Lajmi.net ka zhvilluar një intervistë me të për tema fetare e aktuale.

Jashari është shprehur se për të nuk ka komb kosovar dhe kjo do të thuhet në vazhdimësi nga ai.

Ndërsa ka thënë se flamuri kombëtarë është gjithmonë i pranishëm në zyrën e tij pasi është pjesë e identitetit popullor.

“…. Frymëzimi ynë edhe në të kaluarën edhe rrugëtimi ynë në simbolet tona kombëtare dhe nuk është diçka risi dhe ne në BIK ne jemi shqiptarë dhe simbolet tona kombëtarë duhet të valohen gjithkah, etnia jonë është shqiptare dhe nuk ka asnjë dilemë në këtë aspak. Nuk ekziston e kam thënë e do ta them përjetë se nuk ekziston kombësi kosovare”, ka thënë ai për Lajmi.net.

Ndërsa i pyetur se a është haram të këndohet apo të dëgjohet muzika, Jashari u shpreh se nuk ka asgjë të ndaluar nëse u këndohet heronjve, nënës mësuesit, e shkollës.

“Tu këndohet heronjve të kombit nuk është haram, t’i këndohet nënës, mësuesit, shkollës, arsimit nuk është haram”, u shpreh kryeimami i BIK-ut në Podujevë.

Intervistën e plotë mund ta dëgjoni në videon më poshtë

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=283686467909278

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]