fbpx

Kreu marrëdhënie me 583 burra në gjashtë orë, modelja: Më është transformuar jeta

nga Revista Kosovarja

Ajo e nisi “punën” e saj në industrinë e OnlyFans vetëm për të blerë një apartament, por 28-vjeçarja Annie Knight tani e sheh jetën e saj të transformuar rrënjësisht.

Me një të ardhur mujore prej gati 200,000 dollarësh dhe katër prona që zotëron, modelja thotë se është mirënjohëse si për pavarësinë e saj financiare ashtu edhe për aftësinë e saj për të mbështetur njerëzit përreth saj.

“Është mirë të kesh siguri financiare dhe të jesh në gjendje të ndihmosh ata që kanë nevojë. Kjo më mbush me emocione”, tha ajo në një intervistë për Us Weekly. Duke hedhur një vështrim prapa në fillimet e ‘karrierës’ së saj, Annie Knight kujton se të ardhurat e saj fillestare ishin rreth 10,000 dollarë në muaj.

“Për mua atëherë, kjo ishte pasuri. Ndihesha e pasur”, tha ajo. Gjithçka ndryshoi në vitin 2023, kur u bë virale dhe fitimet e saj u rritën në 200,000 dollarë në muaj, një nivel që ajo e ruan edhe sot e kësaj dite.

Pavarësisht frikës se suksesi i saj mund të mbaronte në çdo moment, kjo nuk ndodhi. “Nuk kam ndenjur kurrë duke shijuar paratë. Vazhdimisht punoj, duke menduar për ide të reja. Kjo tregon shumë për punën time të palodhur”, theksoi ajo.

Sa i përket të ardhmes së saj në platformën për të rritur, 28-vjeçarja e bëri të qartë se nuk planifikon të ndalet së shpejti. “Më pëlqen ajo që bëj. Pse t’i thuash jo këtyre parave?”, deklaroi ajo.

Megjithatë, ajo tashmë ka filluar të planifikojë hapat e saj të ardhshëm, duke investuar në pasuri të paluajtshme.

“Kam pasuritë e mia të paluajtshme dhe do të doja të përfshihesha më shumë tek kjo gjë në të ardhmen. Por për momentin, po e shijoj OnlyFans dhe atë që më ofron”, përfundoi ajo.

Vetëm pak ditë më parë, Annie Knight u komentua ashpër, pasi ajo kreu marrëdhënie intime me 583 burra në gjashtë orë, një numër që e çoi atë pranë thyerjes së “rekordit” të shoqes dhe modeles Bonnie Blue, e cila pretendon se ka kryer marrëdhënie seksuale me 1,057 burra në 12 orë. Megjithatë, ky veprim pati pasoja, pasi disa orë më vonë ajo u dërgua në spital.

Megjithatë, ajo është mësuar të marrë pjesë në “sfida” të tilla. Vitin e kaluar, vendosi si objektiv takimin me 300 burra, ndërsa në vitin 2024 tejkaloi 654. “Performanca” e fundit prej 583 burrash ishte, siç thotë ajo, një “faleminderit” për mbështetësit e saj.

“Doja t’u jepja diçka mbrapsht fansave të mi, njerëzve që më kanë mbështetur për kaq shumë vite”, theksoi ajo.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]