fbpx

Kreu marrëdhënie seksuale me një fëmijë, arrestohet burri nga Ferizaj

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj, nën dyshimet se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me një fëmijë.

Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim gjinekologjik, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare (fëmijë). Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në IML për ekzaminim gjinekologjik, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]