43
Policia e Kuçovës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 46-vjeçari me inicialet T.H., për veprën penale “Veprime të turpshme”.
Mësohet se 46-vjeçari kishte kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur të moshës 10 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Veprime të turpshme”.