fbpx

Krijoni një topuz veror ideal për ditët e nxehta

nga Revista Kosovarja

Vapën e verës do ta përballoni më lehtë me flokët e ngritura në një stil elegant

Nëse edhe ju keni problem që gjatë verës të mos dukeni si një akullore e shkrirë, kjo frizurë është shpëtimi i duhur për ju.

Kjo frizurë bëhet shumë shpejt dhe thjesht, dhe gjithçka që ju duhet janë disa llastikë dhe disa kapëse flokësh.

Fillimisht, ndani flokët në mes, pastaj anash, deri tek veshët. Pjesën e pasme, që është më e madhe, lidheni në një bisht të lartë dhe krijoni topuzin, duke vendosur një llastik të dytë mbi të dhe duke lënë disa tufa flokësh të varen anash.

Më pas, pjesën e përparme ndajeni në dy pjesë në kënd, njërën pjesë kapeni poshtë topuzit, ndërsa tufat e përparme mund t’i përdridhni me figaro ose piaster për flokë.

Tufat rreth topuzit mund t’i kapni me kapëse flokësh ose t’i përdridhni gjithashtu. Për të parë se si duket kjo në praktikë, shikoni videon:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]