Teksa Olta dhe Armaldo u afruan me njëri-tjetrin kohëve të fundit, kjo duket se nuk eci gjatë.
Ata në ditën e sotme patën një debat të gjatë duke diskutuar për largimin e Maestros, pasi aktorja u afrua me banorin e ri, Qetsorin.
“Ti të tentosh të më bësh mua lojë. A e di sa kilometra larg je. E ndërpreva atë lojë të shëmtuar që ti tentove ta bësh me mua. Ke fuqi të më vësh në lojë, hajde. Ti u bëre xheloz se Qetsori filloi të rri me mua dhe unë fillova të rri me Qetsorin. Qetsori u afrua te unë i pari, na afruan disa mendime që kemi”, iu drejtua Olta, Armaldos.
“Unë po tregohem i sinqertë dhe këtë sinqeritetin tim nuk duhet ta kthesh ka të duash”, vazhdoi në anën tjetër tenori i njohur.
Gixhari vazhdoi t’i thoshte se është shumë i lëkundur dhe se është person i rrezikshëm.