Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kritikoi vaksinimin, prezantuesi i radios vdes nga COVID-19

nga Revista Kosovarja

Një drejtues konservator i radios nga Tenesi që kishte kritikuar vaksinimin dhe mbajtjen e maskës, vdiq të shtunën në një spital të Nashville, pas disa javësh duke luftuar me COVID-19.  Vdekja e Phil Valentine u raportua nga stacioni i tij, SuperTalk 99.7 WTN, të shtunën pasdite, raporton Theguardian.

Mbi artikull

“Ne jemi të trishtuar të raportojmë se mikpritësi dhe shoku ynë Phil Valentine ka vdekur. Ju lusim të mbani familjen e Phil Valentine në mendimet dhe lutjet tuaja” shkruajti stacioni në Twitter.

61 vjeçari njoftoi në korrik se u infektua me COVID-19 nëpërmjet një postimi në Facebook.

Duke folur për përvojën e tij me koronavirusin, ai përshkroi kollitjen, mbingarkesën dhe lodhjen për të cilat tha se dhembin shumë.

Moneytizer Paragrafi 4

Valentine këshilloi dëgjuesit të vaksinoheshin, por gjithashtu tha se kishte disa alternativa shumë efektive për imunizimin, transmeton Klankosova.tv.

Familja e tij pati deklaruar atëherë se Phil donte që dëgjuesit e tij të dinin se ai kurrë nuk ka qenë kundër vaksinimit dhe se pendohet që nuk ishte pro shumë më ashpër.

Në këtë deklaratë familja gjithashtu u bënte thirrje dëgjuesve që të luteshin për Valentine dhe i lusnin ata të vaksinoheshin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]