fbpx

Kriza Politike, Osmani e gatshme ti pres në takim të përbashkët liderët politikë

nga Revista Kosovarja

Tash e tre muaj Kosova është mbetur pa Kuvend e Qeveri. Pozita dhe opozita po e kundërshtojnë njëra tjetrën për faktin se tash e 13-të herë më radhë nuk po arrihet që të votohet për kryetarin e Kuvendit.

E gjatë ditës së sotme presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur gadishmërinë e saj që të ftojë në një takim të përbashkët liderët e partive politike.

Kështu ka bërë të ditur Bekim Kupina- Këshilltar për Media,

‘’Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osnani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës’’, ka thënë Kupina.

Mbetët të shihet se kur do të mbahet takimi i përbashkët i Osmanit me liderët e partive politike dhe a do të marrin pjesë në këtë takim liderët./Indeksonline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]