fbpx

KRIZA: Shpend Ahmeti propozon që Qeveria të shpërblejë me 100 euro familjet që kursejnë rrymën

nga Revista Kosovarja

Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar ndaljen e ngrohjes me Termokos dhe ka dhënë një propozim të mirë për Qeverinë Kurti II.

Ai ka deklaruar se Termokosi duhet të jetë prioritet në kohën e krizës energjetike, edhe sepse “kursehet rrymë”.

Ahmeti ka shtuar se udhëzimet e qeverisë së Kosovës për të kursyer rrymë qytetarët nuk do të kenë efekt.

Në vend të këtij udhëzimi, ai ka propozuar që Qeveria e Kosovës të shpërblejë ata qytetarë që kursejnë rrymën më shumë.

“3. Propozim – politikë më e mirë do ishte kjo – çdo ekonomi familjare që dëshmon se e ka ulur faturën për 30 përqind krahasuar me vitin e kaluar (mesatarja e dhjetorit, janarit, shkurtit dhe marsit) shtetj të ja paguaj faturën e rrymës (Deri në vlerë 100 euro).” – shkruan Shpendi, përcjell Periskopi.

Statusi i plotë:

Termokosi e paska ndal ngrohjen ia sepse nuk furnizohet me rrymë – kogjenerim nga KEK. Gabim – ngrohja duhet të jetë prioritet. Termokosi 25 mW energji elektrike o kthen në 140 mW termike. Edhe ka ngrohje edhe kursehet rrymë.
Këshillat e qeverisë për kursim të rrymës nuk kanë efekt në një vend me 1.7 milion banorë pa vetëdije kolektive për kursim. Kjo edhe dëshmohet nga Teoria e Lojës në Ekonomi. Fakti që çdo njeri mendon se kojshia nuk po kursen e humb motivin për me kursy vetë. Si aktivizmi ekologjik ku sado që disa aktivistë angazhohen për lumenjtë kemi shumë herë më shumë keqpërdorues. Atëherë ska as motiv për tu angazhuar.
Propozim – politikë më e mirë do ishte kjo – çdo ekonomi familjare që dëshmon se e ka ulur faturën për 30 përqind krahasuar me vitin e kaluar (mesatarja e dhjetorit, janarit, shkurtit dhe marsit) shtetj të ja paguaj faturën e rrymës (Deri në vlerë 100 euro). Atëherë motivi është financiar dhe targeton ata që janë në gjenjdje më të rëndë ekonomiko sociale me pagesë të faturës së rrymës. Ndërsa do duhej shtrenjtuar konsumin mbi një nivel të caktuar të shpenzimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]