fbpx

Kryeministri Albin Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, shkak Samiti i BERZH-it

nga Revista Kosovarja

Zyra për Media e kryeministrisë ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuara bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Ata do të marrin pojesë në Samitin për Investime në Ballkanin perëndimor nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024 të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, ka njoftuar ZKM

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]