Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kryeministri britanik Johnson bëhet sërish baba

nga Revista Kosovarja

Boris Johnson dhe Carrie Symonds njoftuan për lindjen e djalit.

Kryeministri Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds kanë njoftuar lindjen e djalit të tyre, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Një zëdhënëse e kryeministrit dhe partneres së tij thanë që nëna dhe fëmija po “janë shumë mirë”.

“Kryeministri dhe Znj Symonds janë të entuziazmuar për të njoftuar lindjen e një djali të shëndetshëm në një spital në Londër herët këtë mëngjes,” shtoi ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

“Kryeministri dhe Znj Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit NHS”, shtoi zëdhënësja e kryeministrit.

Johnson, 55 vjeç dhe Symonds, 32, njoftuan në mars se ata po prisnin një fëmijë në “fillim të verës”, dhe se ata ishin fejuar në fund të vitit të kaluar.

Johnson u kthye në punë të hënën, pasi u shërua nga koronavirusi. Symonds gjithashtu kishte pasur simptoma të virusit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]