fbpx

Kryeministri i Britanisë bëhet baba për herë të shtatë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është bërë baba për herë të shtatë.

Bashkëshortja e tij, Carrie, të enjtën ka lindur një vajzë në një spital në qendër të Londrës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Johnson tani është baba i shtatë fëmijëve, por jo të gjithë janë të një nënë.

Ai ka katër djem me gruan e tij të dytë, Marinën si dhe një vajzë nga një lidhje jashtëmartesore që kishte pasë në vitin 2009.

Bashkë me gruan që ka tash, Carrie, Boris ka një djalë të moshës një vit e gjysmë, Wilfred dhe të enjtën u ka lindur dhe një vajzë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]