fbpx

Kryeministri Kurti: E pabesueshme të kesh politikanë të lartë të Kosovës në burg që luftuan për liri

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, ku ka folur për luftën në Ukrainë, rrezikun e një lufte në Ballkanin Perëndimor por është pyetur gjithashtu edhe për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

I pyetur për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, Kurti tha se është e pabesueshme të kesh politikanë të lartë të Kosovës në burg që luftuan për liri.

“Ata bënë luftë të fortë me Serbinë, ne patëm dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh politikanë të lartë të Kosovës në burg që luftuan për liri” tha Kurti.

Ai ndër të tjera shtoi se teksa kjo po ndodh, Vuçiqi, ministër i dikurshëm i Sllobodan Millosheviqit, bashkëpunon ngusht me Putinin.

“Është një nga paradokset europiane”, tha Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]