Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në Twitter ka bërë një kërkesë për qytetarët në Mitrovicën e Veriut.
Kurti ka kërkuar që qytetarët atje të mos bien pre e mediave në Serbi.
“Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. I bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e mediave në Serbi që mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë”, ka shkruar Kurti në postimin e tij.
Pak minuta më parë reagoi edhe Zyrtari i Lartë i BE-së, Josep Borrell i cili qortoi Kosovën për aksionin në veri.
“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borrell në postimin e tij në Twtter.