fbpx

Kryeministri Kurti në Élysée, mori pjesë në darkën me presidentin Macron

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti dhe bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen, mbrëmjen e së premtes morën pjesë në darkën zyrtare, në Pallatin Élysée, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Zonjën e Parë, Brigitte Macron.

Kryeministri Kurti ndodhet në Paris, me ftesë të presidentit Macron për të marrë pjesë në punimet e Forumit të Paqes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa i është drejtuar Forumit të Paqes në Paris, tha se Kosova ka filluar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë 11 vjet më parë, ndërkaq edhe pas 11 vjetësh raportet nuk janë më të mira dhe, sipas tij, ka një arsye të qartë për këtë.

Shefi i ekzekutivit në kryeqendrën franceze foli edhe për pasojat që ka sjellë lufta e Rusisë në Ukrainë edhe për Kosovën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]