fbpx

Kryeministri Kurti uron festën e Pashkëve: Ky kumt thërret për punë, vetëmohim e disiplinë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

Në urimin e tij, Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “për çdo vit, në pranverë, për plot dy mijëvjeçarë besimtarët kumtojnë me dashuri dhe bindje se sakrifica triumfon mbi egoizmin, se zemërgjerësia i kapërcen mëritë, se drita e mund errësirën, se jeta ngadhnjen mbi vdekjen”.

Postimi i Kurtit:

“Për shumë mote Pashkët!

Sot, besimtarët ortodoksë, dhe midis tyre dhe bashkatdhetarët tanë, kremtojnë Pashkët.

Ju uroj atyre Pashkë të gëzuara!

Për çdo vit, në pranverë, për plot dy mijëvjeçarë besimtarët kumtojnë me dashuri dhe bindje se sakrifica triumfon mbi egoizmin, se zemërgjerësia i kapërcen mëritë, se drita e mund errësirën, se jeta ngadhnjen mbi vdekjen.

Triumfofshin dhe midis nesh!

Ky kumt thërret për punë, vetëmohim e disiplinë. Siç na kanë thënë e udhëzuar rilindasit tanë deri te më i fundmi i tyre At Fan Stilian Noli: me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë.

Për shumë mote Pashkët!”, ka shkruar Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1122696904896859

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]