fbpx

Kryeministri sllovak në gjendje kritike, pas plagosjës me armë zjarri

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Sllovakisw, Robert Fico raportohet është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kryeministri Fico është qëlluar disa herë dhe tani po transportohet me helikopter për në qytetin e afërt të Banska Bystrica, raporton BBC.

Fico është qëlluar përballë një ndërtese në qendër të qytetit sllovak Handlova, ku ishte mbajtur një takim qeveritar.

Zuzana Čaputová, presidentja e Sllovakisë, ka dënuar sulmin ‘brutal’ ndaj kryeministrit, Robert Fico dhe tha se i uron atij shërim, raportoi Reuters.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]