Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë sot në Bruksel për uljen e tensioneve dhe marrëveshjen e normalizimit

nga Revista Kosovarja

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçal, do të presë të mërkurën në takim kryenegociatorët e të dyja palëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Mbi artikull

Nga Qeveria e Kosovës për gazetën online Reporteri.net gjatë ditës së djeshme kanë konfirmuar prezencën e zëvendëskryeministrit, njëherit kryenegociatorit, Besnik Bislimi.

E zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se në fokus të takimit do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapt drejt shtensionimit të situatës në veri.

Javën e kaluar, Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, dhe se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Moneytizer Paragrafi 4

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë hapat do të “finalizohen brenda një periudhe dyjavore”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]