Kryetarja e Parlamentit të Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka pohuar se e di turqishtën dhe ka treguar për “Indeks-Intervistë” një bisedë telefonike që ka pasur me një zyrtarë të lartë të Turqisë.
“Po, para disa ditësh e kisha një bisedë telefonike me kryetarin e parlamentit të Turqisë dhe e filluam bisedën turqisht. Kur erdhëm te disa detaje, e pash që nuk kisha fol që njëkohë të gjatë, ka më shumë se 15 vjet ndoshta që nuk e kam praktikuar. Tek gjuhët e huaja gjithmonë kjo është një gjë që kërkohet” – ka thënë Osmani.
Ajo thotë se gjuhët e huaja gjithmonë i ka pasur pasion.
“Tash së fundi pata filluar me frëngjishtën dhe pata arritë në gjysmë dhe gjatë një programi lidershipi që e kisha në mandatin e kaluar në Paris, ata e morën përsipër që t’i mbulojnë orët e nevojshme që unë ta coj deri në fund mësimin e frëngjishtës por tash është e pamundur shkaku i angazhimeve. Shpresoj që pas një kohe t’i rikthehem” ka deklaruar ajo.
Vjosa Osmani është kryeparlamentarja e parë femër në Republikën e Kosovës.