Më 24 prill të këtij viti, qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin në vazhdon e shkarkimeve liroi nga detyra edhe Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë KEK, Njazi Thaçin.
E, në vend të Thaçit, erdhi Luigj Imeri, i cili u emërua nga Bordi i Përkohshëm i kompanisë në fjalë.
Por, ky i fundit, ashtu si edhe personalitetet e tjera, është tejet aktiv në rrjete sociale.
Ajo që vërehet është se Imeri ka gabime të shumta drejtshkrimore në shkrimet që publikon.
Vetëm në postimin e fundit, në një lajm mortor, ai ka me dhjetëra të tilla. E gabimet nuk mungojnë as në urimin për festën e Fitër Bajramit, por edhe shkrimet e tjera të ngjashme.
Duket se kryeshefi i ri i KEK-ut ka probleme me të shkruarit në gjuhën shqipe, derisa ai mbanë një pozitë të lartë shtetërore.