Loredana e Mozzik janë çifti më i përfolur nga mediet rozë.
Që kur u ndan, të gjithë janë me sy e vesh nga ata duke përcjellë çdo lëvizje të tyre, shkruan “Kosovarja”.
Nga dashuria e tyre lindi vajza Hana, e cila është nën përkujdesjen e nënës në Zvicër.
Pas 3 muajve nga karantina, Mozziku udhëtoj drejt Zvicrës duke u ribashkuar me vajzën e tij e që këto momente të bukura i ka ndarë edhe në rrjete sociale.
Ajo çka habiti të gjithë është qëndrimi në shtëpinë e njëjtë duke u argëtuar me Hanën e vogël.
Edhe pse mundohen ta mbajnë të fshehur, me publikimet e tyre ata tashmë e vërtetuan se po i veshin edhe rrobat e njëjta.
Se çfarë po ndodh saktë mes tyre, mbetet të shihet ditët në vazhdim./Kosovarja/