fbpx

Kryesia e UB takim me Jahi Ymerin, pronar i restorantit të njohur në Baden Vurttemberg

nga Revista Kosovarja

Mikëpritje të veçant për anëtarët e Kryesisë së Unionit të Bizneseve (UB) gjatë takimit në Baden Württemberg, ofroi z. Jahi Imeri nga Shkupi, pronar i restorantit ma të ri në 77955, Ettenhem “Jackys Glashaus”, njëherit anëtar i UB.

Z. Imeri një gastronom me përvojë të gjatë prezantoi para Kryetarit të UB z. Nazmi Viqa dhe anëtarëve të kryesisë së UB biznesin e tij ma të ri me investim milionësh që ka themeluar, si dhe formën organizative dhe sukseset e sfidat e tija.

Ishte kënaqësi e veçantë, mikpritja, ushqimi dhe organizmi i punëve në ketë restorant me pronar shqiptar.

www.jackys-glashaus.de

UB do të vazhdoj që në të gjitha platformat e saja elektronike të bëjë promovimin e sukseseve të të gjithë afaristëve të suksesshëm në Gjermani.

Një storie suksesi ishte edhe kjo e “Jackys Glashaus” të cilën do ja rekomandojmë gjithsecilit që lëvizë në ketë anë, që ta vizitoj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]