fbpx

Kryetari i Leposaviqit ndodhet ende brenda objektit të komunës që nga dita e djeshme

nga Revista Kosovarja

Kryetarët e komunave Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut, Lulzim Hetemi dhe Erden Atiq, gjenden në objektet e komunave përkatëse.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, kryetari i Leposaviqit ka mbetur brenda objektit të komunës që nga dita e djeshme, për “arsye sigurie”.

Më shumë detaje nuk dihen.

Me gjithë përpjekjet, REL-i nuk arriti të bjerë në kontakt me Hetemin.

Në Leposaviq, qytetarët serbë që kundërshtojnë instalimin e kryetarit shqiptar, janë duke vazhduar protestën edhe sot.

Policia e Kosovës ka njoftuar se situata në Leposaviq, Zubin-Potok dhe në Zveçan është e brishtë, por e qetë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për qetësi dhe që qytetarët të mos bien pre e thirrjeve të dhunshme “dhe provokimeve të çfarëdo natyre qofshin ato”.

Sipas autoriteteve, po vazhdohet angazhimi në ofrimin e sigurisë dhe në mbarëvajtjen e protestave, në koordinim me KFOR-in dhe institucionet relevante.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]