fbpx

Kryetari i Nazmi Viqa: UB gjithmonë i hapur për kuadro të shkolluara

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Unionit të Bizneseve Nazmi Viqa së bashku me Drejtorin ekzekutiv Fadil Abdullahu si dhe ish Ambasadorin Skender Xhakaliu, si këshilltar i jashtëm i UB, vizituan sot Kompaninë Horn & Co në Siegen, ku u priten nga aksionari dhe Drejtori menaxhues, Argjend Kameraj.

Ishte kënaqësi e veçant që Drejtori Kameraj, i cili udhëheqë këtë Kompani me 580 të punësuar, të bëjë prezentimin e sukseseve të Kompanise Horn & Co e cila aktivitetin e saj afarist e zhvillon në disa fusha dhe ka një histori 100 vjeçare.

Pjese e takimit ishte edhe afaristi shqiptar Mentor Hajdari, Drejtor nga Kompania BALD Automobile GmbH, përfaqësues i Mercedes Benz.

Edhe avokati i rrespektur nga Zyra e Oppenhoff & Partner – Köln, Dr. Nefail Berjasevic e shoqëroi këtë takim, i cili po e mbështetë profesionalisht dhe me kontakte pareshtur Unionin e Bizneseve.

Kryetari Viqa përshëndeti gatishmërinë e këtyre kuadrove të reja që me punën e tyre profesionale dhe biznesore të jenë pranë Unionit të Bizneseve si promotor të zhvillimit ekonomik, dhe potencoi se dyert e Unionit do të jenë gjithmonë të hapura për kuadra e shkolluara dhe kompani që veprojnë kudo nëpër RF të Gjermanisë.

Horn & Co me partnere shqiptar dhe gjerman ka filluar disa iniciativë dhe po përgatitet edhe për investime në Kosovë.

Pra ky do te jetë njëri nga qëllimet e Unionit te Bizneseve, që përmes Kompanive dhe afaristëve të suksesshëm në Gjermani të bartet know-how, përvoja dhe një pjesë e kapitalit edhe në Vendlindjet tona.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]