fbpx

Kryetari i Skenderajt Fadil Nura ka porositur një aparat që tremb sorrat

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, ka bërë një premtim interesant.

Ai ka premtuar qytetarët se do t’i “largojë” sorrat.

Përmes një postimi në Facebook, Nura ka thënë se për pak ditë do të vendosen paisje, që me valët e tyre magnetike do të largojnë sorrat dhe pisllëkun e tyre.

Postimi i plotë:

Një tjetër problem që po merr zgjidhjen e duhur, e që përballemi prej se ekzistojmë. Brenda pak ditësh do t’i vendosim pajisjet e posaçme të sigurta dhe jo të rrezikshme për jetën e shpezëve apo kafshëve tjera, ku valët e tyre magnetike do të largojnë nga këtu sorrat dhe pisllëkun e tyre që po na ndotin parqet, trotuaret, rrugët dhe ambientin përreth.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]