fbpx

Kryeziu: Deputetët duhet të vazhdojnë me formën e hapur të votimit

nga Revista Kosovarja

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka obliguar deputetët e Kuvendit që jo më vonë se tridhjetë ditë nga dita e sotme, të përmbushin detyrimin e tyre kushtetues për konstituimin e Kuvendit përmes zgjedhjes së Kryetarit/es dhe të nënkryetarëve të tij.

Kjo u precizua në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të publikuar të enjten mbrëma.

Për këtë aktgjykim sonte në Edicionin Special, ka folur ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Kryeziu tha se Kushtetuesja ka sqaruar se votimi duhet të vazhdojë në formën e hapur.

“Po, kryesuesi i Parlamentit është një person teknik dhe jo vendimarrës. Ai është dashur që t’i zbatojë ato pikat të cilat i ka trajtuar bashkë me ish-kryetarin e Parlamentit. Dhe nuk ka pasur nevojë të hyjë në këso tema të paqena që kanë shkaktuar dëme, e dëmi kolateral është se nuk është konstituar Kuvendi”, tha Kryeziu në Klan Kosova.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]