fbpx

Këto janë të famshmet tona që u zhveshen të parat këtë verë

nga Revista Kosovarja

Vera ka nisur me temperatura të larta dhe me poza edhe më të nxehta nga shumë personazhe publike.

Të veshura me bikini, ato kanë zgjedhur të ndajnë me ndjekësit linjat e tyre trupore perfekte, duke i bërë rrjetet sociale të ‘vlojnë’ nga komentet dhe pëlqimet.

Adelina Tahiri
Kur flitet për një artiste me linja të përkryera dhe me prani konstante në rrjete sociale, verë e dimër emri i parë që vjen në mendje është Adelina Tahiri.
Këtë verë, ajo ka rrëmbyer zemrat e ndjekësve me poza tejet provokuese dhe vetëbesim të lartë.

Arbana Osmani
E njohur si një nënë e përkushtuar e tre fëmijëve, Arbana Osmani befasoi ndjekësit me linjat e saj trupore mbresëlënëse. Moderatorja ndau disa imazhe me bikini, duke treguar se eleganca dhe freskia shkojnë për mrekulli bashkë, shkruan Kosovarja.

Marina Vjollca
Marina nuk zhgënjen as këtë verë. Ajo ka tërhequr vëmendjen me poza elegante në bikini, por ajo që ra më shumë në sy ishin bikinit e ngjitura një zgjedhje stilistike që e veçon gjithmonë.

Tayna
Reperja Tayna këtë sezon jo vetëm që pozon me bikini, por i ka kthyer ato në pjesë të një projekti muzikor. Linjat e saj trupore flasin vetë komentet janë të tepërta, shkruan Kosovarja.

Beatrix Ramosaj
Triksa ka nisur pushimet verore me bikini me motive lulesh. Ajo që u komentua më së shumti ishte formësimi i linjave të saj, për të cilat duket se ka punuar shumë.

Megi Pojani
E njohur për natyrën pa komplekse, Megi Pojani nuk zhgënjeu as këtë verë. Ajo zgjodhi bikini minimaliste që zbulojnë më shumë nga format e saj, duke marrë shumë komente pozitive për guximin dhe vetëbesimin që e karakterizon shkruan Kosovarja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]