fbpx

Kuiz: A jeni maniak e kontrollit?

nga Revista Kosovarja

Nëse keni tendenca të qenit maniak i kontrollit, ky test po që do iu ndihmoj ta konfirmoni se a jeni apo jo.

Psikologët thonë se ekziston një lloj fenomeni i quajtur paradoksi fuqi-dobësi. Kjo do të thotë se çdo tipar që e bënë një person të fuqishëm, kur është shumë i shprehur, bëhet një dobësi, shkruan “PsychologyToday”.

Të jesh diligjent dhe periostet është një tipar i shkëlqyer, por nëse shkon në ekstreme bëhet vetëm kokëfortësi, transmeton lajmi.net.

Njësoj vlen edhe nëse jeni shumë i organizuar, sepse atë herë do të bëheni një maniak i kontrollit. Por çfarë janë maniakët e kontrollit saktësisht?

Sipas psikologëve, të qenit maniak i kontrollit zakonisht shoqërohet nga dy gjëra: frika e pavetëdijshme nga humbja e kontrollit, dhe nevoja e pavetëdijshme për kontroll.

Pra disa njerëz janë të prirë që të mundohet të kontrollojnë ambientin rreth tyre, disa janë të prirë të provojnë të kontrollojnë njerëzit rreth tyre. Në shumicën e rasteve fatkeqësisht, maniakët e kontrollit duan të kontrollojnë edhe ambientin edhe njerëzit rreth tyre.

Me këtë kuiz të shkurtër ju mund të kuptoni se a jeni maniak i kontrollit apo jo. Gjithsej janë 10 pyetje. Ju mund të caktoni pikë në përgjigjet tuaja në bazë se sa të sakta janë këto pyetje për juve, transmeton lajmi.net.

Pra përdorni si vijon:

1 pikë= kurrë, 2 pikë=rrallë,3= nganjëherë,4=shpesh,5=shumë shpesh. Numrat çift do të tonë se ju kërkoni kontroll mbi vetën, numrat tek do të thotë se doni kontroll mbi të tjerët.

Kuizi:

A i “ndihmoni” të tjerët të vozisin? Të iu tregoni cilën rrugë të ndjekin, kur të kthehen, ku të parkohen, iu kujtoni se ka ndërruar drita në semafor etj?
A shpenzoni shumë përkushtim dhe vëmendje që të mban hapësirën tuaj personale të organizuar?
A iu tregoni njerëzve se çfarë “duhet” të bëjnë, këshilla dhe sugjerime edhe nëse nuk iu kanë kërkuar, ose kritika konstruktive?
A keni shumë rregulla, rutina, rituale dhe ceremoni personale?
A e merrni përsipër të urdhëroni njerëzit rreth e rrotull kur një situatë duket të jetë duke i bërë konfuz ata?
A iu pengon kur duhet të mbështeteni te tjerët, të kërkoni ndihmë ose të lejoni dikë të bëjë diçka për juve?
A insistoni që të arrini t’i bëni gjërat sipas mënyrës tuaj, për të qenë ai që ka të drejtë ose për të thënë fjalën e fundit?
A i planifikoni gjërat më shumë sesa që duhet në aktivitete të thjeshta?
A e keni të vështirë të pranoni se e keni gabim, keni bërë gabim, keni pasur një informatë të gabuar apo të pranoni se e keni ndërruar mendjen?
A bëheni të acaruar, nevrik ose të stresuar kur dikush apo diçka iu vonon, dhe gjërat nuk shkojnë sipas kohës që ju e keni planifikuar?
Interpretoni pikët tuaja:

41-50: Po, jeni një maniak i kontrollit.

31-40: Keni disa probleme me kontrollin.

21-30: Nuk keni ndonjë problem, thjeshtë pëlqeni rregullin.

10-20: A jeni duke qenë të sinqertë?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]