fbpx

Kujt ja ka frikën Luizi për çmimin e BBVA?

nga Revista Kosovarja

Artisti nga Shkodra, Luiz Ejlli që me hyrjen e tij në Big Brother VIP Albania ai u kthye ndër personazhet që mori vëmendjen më të madhe.

Frikën që mund ta humbë çmimin e madh së fundmi ia ka shprehur partneres së tij, moderatores Kiara Tito.

Dyshja po qëndronin larg banorëve të tjerë në oborrin e shtëpisë, kur Luizi tha se ndjehet i rrezikuar nga Deamishel dhe Kristi, pasi dyshja bashkë me të janë pjesë e BBVA që nga fillimi.

“Ata dy i kam frikë që mund të ma marrin Big Brotherin, e kam seriozisht, tjetër nuk kam frikë sinqerisht, vetëm ata dy nuk ka pse të ketë tjetër, sepse janë të vjetër dhe kanë qëndruar shumë, janë ende në shtëpi”, u shpreh këngëtari.

Kujtojmë që 6 maji është dita kur pritet të jetë finalja, fituesi do të shpërblehet me 100 mijë euro.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]