fbpx

Kujtim Tërmkolli fytyra interesante e modes në Kanadë, Paris e New York, që luajti në “Sex and the City”

nga Revista Kosovarja

Sot është “djali i pistave”, reklamave e spoteve publicitare, aktor filmash e një prej modelëve mjaftë të kërkuar në Kanadë, ama e kaluara e Kujtim Tërmkollit nuk ishte kaq mbreslënëse.

Top modeli shqiptar, i cili ka karrierë të bujshme në fushën e modës, është lindur e rritur në Kosovë, siç thotë në kushte të vështira financiare, pasi dikur familja e tij nuk qëndronin mirë materialisht.

Në kohën e luftës, Kujtim Tërmkolli bashkë me familjen migruan në Kanadë, ku edhe nisi një jetë e re për ta.

Pas disa eksperiencash në punë të ndryshme, në vitin 2009 i riu nga Kosova nisi të magjepsej nga bota e modës, që i dukej shumë atraktive e interesante. Dhe, ai ishte tejet ambicioz e këmbngulës që të ndiqte ëndrren e tij për tu bërë model, kjo edhe pasi i kishte të gjitha premisat e kërkuara.

“Modeling Expressions” ishte agjensioni i parë me të cilin nisi të punonte në projekte të vogla në Kitchener dhe Waterloo, ndërkohë që u prezantua në “Supermodel Canada” , event ky që e ndihmoi atë në hartën e modelimit. Të gjitha komentet për kosovarin e pashëm ishin fantastike, sepse ai thjeshtë kishte lindur për këtë punë.

Tërmkolli e gjeti vetën mes 20 konkurrentët më të mirë meshkuj në Kanadë dhe kështu hyri me dy këmbët në industrinë e modës, ku edhe nënshkruajti disa kontrata serioze, të cilat vazhdojnë. Ishte pjesë e editorialeve të magazinave më prestigjioze në Toronto, Paris e New York.

Ndërkohë, ai ishte zgjedhur edhe mes pesë finalistëve të “Man hunt Canada” në vitin 2022.

Kujtim Tërmkolli, ka pasur disa angazhime edhe në kinematografi, madje ka luajtur në një sekuencë në një nga episodet e hit serialit “Sex and the City”, pastaj si aktor i sfondit në “Star Trek: Strange New Worlds”, etj.

Modeli i njohur mendon se karriera e tij komerciale e modelingut do të jetë e mbushur me shumë mundësi të reja edhe në tregun shqiptar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]