fbpx

Kunata shqiptare e Bebe Rexhës flet për lidhjen me vëllain e yllit, zbulon planet për një dasmë

nga Revista Kosovarja

Kohët e fundit u njohëm me Dorina Papranikun, 19 vjeçaren shqiptare e cila ka përfaqësuar veten në ‘Miss New York USA 2021’.

E ftuar në programin “Abc e Pasdites”, bukuroshja shqiptare nuk ngurroi të ishte transparente mbi të gjitha aspektet e jetës së saj. E rritur nga një familje shqiptare me origjinë dibrane në mes të New York-ut, modelja shprehu se prindërit fillimisht ishin skeptik për vendimarrjen e saj, por më tej u treguan tejet përkrahës.

Ndër të tjera Dorina shprehu se është shumë e lumtur që mundet të shfaq rrënjët e saj shqiptare nëpër kompeticionet më të mëdha të bukurisë, duke cilësuar se plani e së ardhmes është “Miss Universe”.

Më pas ndaloi edhe në çështjet më personale të jetës së saj. E lakuar nga portalet si ‘kunata e Bebe Rexhës’, teksa u pyet nga moderatori vërtetësinë e këtyre lajmeve, ajo pohoi se prej kohësh është në një lidhje me vëllain e këngëtares, Florent Rexha, dhe tregoi se ai e ka mbështetur shumë gjatë kompeticionit për Miss. Dorina mori dhe mbështetjen e Bebes, e cila postoi foton e saj duke e shoqëruar me flamurin shqiptar.

A do të ketë një dasmë? Sipas Dorinës, ky është një plan për një të ardhme të largët, por nuk e mohoi faktin se do të martohet me Florentin.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]