fbpx

Kur bëhet fjalë për këtë detaj në veshje, Arbana Osmani nuk thotë kurrë ‘jo’!

nga Revista Kosovarja

Arbana Osmani ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike së fundmi, teksa “Big Brother Vip Albania” theu çdo rekord të mundshëm.

Jo vetëm ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kishin të gjithë vëmendjen rreth tyre, por edhe prezantuesja dhe moderatorja shumë e dashur gjithashtu.

E teksa Arbana pëlqehet shumë nga publiku shqiptar për projektet e saj të suksesshme, duket se edhe veshja është një pikë tepër e fortë e moderatores.

Ndërkohë që shumë veshje kanë marrë mjaft komente nga fansat, duket se detaji i preferuar i saj në veshje, janë pikërisht lulet.


Në natën e parë të “BBV”, Arbana Osmani kishte zgjedhur një fustan me lule të kuqe, rozë dhe vishnje.

Ndërkohë, edhe herë të tjera ajo ka zgjedhur detajin e luleve në veshjet e saj, qoftë në kostume, fustane apo edhe funde.

Për sa i përket ngjyrave, ajo i ka patur që të gjitha, nga të kuqe, të bardha, rozë dhe lejla.

Gjithashtu, kanë qenë që të gjitha llojet e luleve, nga trëndafilat, karafilat dhe lulediellit.

Me siguri ky është një nga trendet e preferuar të Arbanës, pasi nuk e ka patur këtë detaj në veshje vetëm së fundmi, por edhe muaj më parë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]