Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kur do të hapen xhamitë në Kosovë?

nga Revista Kosovarja

Bashkësia Islame e Kosovës ka respektuar çdo vendim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike, duke mbyllur edhe xhamitë nëpër gjithë territorin e Kosovës.

Kryeimami Sabri Bajgora ka thënë se me lehtësimin e masave të marra kundër COVID-19, edhe BIK-u do të fillojë të hap xhamitë në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe vendimeve të MSH-së.

“Ne si BIK ende nuk kemi marrë ndonjë vendim për hapjen e xhamive dhe çdo vendim që do ta marrim do të jetë në koordinim të plotë me MSH dhe IKSHP. Fundja, prioritet i BIK në radhë të parë është shëndeti i qytetarëve. Pastaj secili shtet i ka specifikat e veta, kështu që ne presim që kthimi në xhamia të bëhet në mënyrë graduale dhe të kujdesshme prej datës 18 maj”, tha Bajgora për Telegrafin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]