fbpx

“Kur i dashuri të thotë që je gabim”- me siguri tek reagimi i Efit për këtë situatë e gjejnë veten shumë vajza

nga Revista Kosovarja

Që prej kohës kur ishte pjesë e “BBVIP 2”, Efi Dhedhes bëri publike lidhjen e saj të dashurisë, ose më saktë faktin që ishte në një lidhje sepse partneri ende nuk e ka zbuluar dhe nuk duket se nuk ka ndërmend për një kohë të gjatë. Gjithsesi, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, nuk e ka problem të zbulojë detaje nga marrëdhënia me të dashurin dhe kështu ka bërë në një postim të fundit në rrjetet sociale, edhe pse në fakt bëhet fjalë për një detaj rreth sjelljes së saj.

Kështu, nëpërmjet një video-je në TikTok, Efi aktorin me një prej audio-ve më të përdorura në aplikacion dhe tregon si reagon ajo kur partneri i thotë që “është gabim”. Si shumica e vajzave, edhe finalisja e “BBVIP” e ka shumë të vështirë, madje gati të pamundur që ta pranojë kur nuk ka të drejtë dhe sipas audios që ka përdorur, e ka “kompleks” t’i pranojë gabimet.

Reagimin e saj me gjasë e kuptojnë të gjitha vajza, që preferojnë të mos i japin të tilla “fitore” partnerëve, por edhe këta të fundit besojmë se janë mësuar në këtë pikë, aq sa edhe kur mund të marrin ndonjë “pranim faji”, mund t’i duket e habitshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]