Është verë, një mundësi për kosovarët nga Zvicra për të vizituar familjen ose miqtë në shtëpi. Por për disa që zotërojnë vetura luksoze, nuk bëhet fjalë të gëlltisin udhëtimin 2000 km me makinat e tyre.
Shumë prej tyre preferojnë që veturat Ferrari, Porsche ose BMW të transportohen atje përmes kompanive transportuese, në mënyrë që të mund të bëjnë një shëtitje të qetë në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni.
Kompania e Muharrem Useinit, Rudi Transport në Zvicër, transporton shumë automjete luksoze në Maqedoninë e Veriut gjatë verës, siç tregojnë videot e shumta në TikTok.
“Klientët nuk duan të bëjnë udhëtime të gjata me makinat e tyre të bukura për të shkuar në shtëpi. Prandaj më telefonojnë dhe ua sjellim makinën në rajon”, shpjegon ai. Sa i përket tarifave, për një udhëtim vajtje-ardhje duhen afro 1500 franga, sipas kompanisë NITI.
Një zvicerane nga Kosova thotë se fenomeni ka të bërë me statusin shoqëruar që duan ta paraqesin disa kosovarë nga Zvicra, raporton mediumi 20min.ch.
“Këta automobilistë e bëjnë këtë vetëm për t’u mburrur. Ata duan t’i tregojnë familjes dhe miqve të tyre se sa të rehatshëm janë financiarisht. Disa i transportojnë Lamborghini-t me shpenzime të mëdha dhe udhëtojnë në të njëjtën kohë me makinën e familjes. Dhe sapo të mbërrijnë në Kosovë, ata udhëtojnë vetëm me automjetin e tyre luksoz.”
“Një makinë e shtrenjtë shihet si një simbol i statusit shoqëror,” thotë Mile nga Lucerni, një grua e re nga Kosova. “Kur je zviceran dhe ke një makinë luksoze, trajtohesh si yll”, pohon edhe A.S., një tjetër kosovar nga Zvicra.