Fansat kanë filluar të vërejnë një ngjashmëri të habitshme mes moderatores Luana Vjollca, këngëtares Adelina Tahiri dhe Edona James, personazhit të njohur për pamjen e saj unike.
Ndjekësit në rrjete sociale komentojnë se ndërhyrjet estetike të fundit që kanë bërë Luana dhe Adelina, sidomos në buzë, hundë dhe mollëza, po i afrojnë gjithnjë e më shumë me tiparet karakteristike të Edona James.
Megjithëse të tria dallojnë për stilin dhe personalitetin e tyre, duket se trendi i “fytyrës perfekte” po çon shumë fytyra të njohura drejt një standardi gjithnjë e më të ngjashëm, shkruan “Kosovarja”.
A është kjo thjesht rastësi apo një frymë e re e bukurisë në estradën shqiptare?