fbpx

“Kur nuk paguhem pse ta bëj”, arsyeja pse Robert Berisha nuk pranoi të hynte në “Big Brother VIP”

nga Revista Kosovarja

Artisti Robert Berisha ka qenë i ftuar në emisionin e showbizit “Pikë” ku ka zbuluar detaje të tjera rreth jetës dhe projekteve të tij.

Ndërsa, para disa javësh ai tregoi se ka marë ftesë nga TopChannel për të qenë pjesë e Big Brother VIP, dhe nuk mungoi pyetja për arsyen pse nuk ka pranuar, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtari tregoi prap se ka marrë ftesë një muaj para se spektakli të niste dhe vazhdon të marrë, por nuk do pranojë të hyjë.

“Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë show Top Channel. Kur nuk paguhem nuk kam pse ta bëj”, u shpreh ai.

Ai tutje shto se askush nuk paguhet për të marrë pjesë, madje edhe për paratë e çmimit të madh nuk është plotësisht e sigurt a i merr fituesi apo jo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]